Ministri i Diasporës njëherësh Kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka takuar Erza Muqollin, yllin e vogël në ngritje të muzikës në Francë.
Me këtë rast ministri Murati ka theksuar se Erza është krenaria e re e shqiptarëve dhe e Kosovës në Francë, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Sonte në Paris pata kënaqësinë ta takoj Erza Muqollin yllin në ngritje të muzikës në Francë. Erza është pjesëtare e grupit “Kids United” e cila nën patronatin e UNICEF-it po ndihmon fëmijët në nevojë përmes koncerteve dhe shitjeve të albumeve. Njëkohësisht Erza është krenaria e re e shqiptarëve dhe e Kosovës në Francë. Ajo vetë me krenari e prezanton pa hezitim kombin dhe vendin e vetë.



