8.2 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Mungesa e flamurit të Amerikës- çfarë thotë Protokolli i Shtetit

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka qenë përsëri në qendër të vëmendjes pasi në tryezën e takimit me Miroslav Lajcak dhe Matthew Palmer ishte vendosur vetëm flamuri i Bashkimit Evropian.

Një gjë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer Ambasadës amerikane, duke qenë se fotografinë e takimit me Donika Gërvallën e kanë përzgjedhur një të realizuar në korridorin e MPJ-së ku ishte vendosur flamuri amerikan. Të gjitha fotografitë tjera kanë qenë nga takimet brenda, meqë presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe zv.kryeministri Bislimi e kishin vendosur flamurin amerikan në tavolinë, krahas atij të BE’së, shkruan Gazeta Express.

Por çfarë thotë Protokolli i shtetit. Në Ligjin 03/L 132, në Nenin 35 tregohet se në bisedimet zyrtare mes delegacioneve duhet të vendosen flamuj të vegjël shtetëror, derisa në detaje shpjegohet edhe mënyra se si duhet ulur në tavolinë.

“1. Bisedimet zyrtare ndërmjet dy delegacioneve zhvillohen në tavolinë, e cila përgatitet që me parë.Delegacionet zënë vend përballë njëri-tjetrit sipas rangut. Në qendër qëndron kryetari i delegacionit. Në tavolinë vendosen flamuj të vegjël shtetërorë. Vendasit zënë vend me shpinë nga dritarja ose përballë hyrjes, kurse miqtë, përballë tyre. Mund të vendosen edhe flamuj të mëdhenj shtetërorë”, thuhet në Ligjin për Protokollin.

Lidhur me këtë Express ka raportuar edhe dje, derisa është kërkuar përgjigje edhe nga ministrja Gërvalla se pse ka ndodhur një lëshim i tillë./GazetaExpress/

 

 

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles