Site icon Prishtinapress

Mulla Osmani kërkon verifikimin e diplomave të antarëve të BIK-ut

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, në Drenas, Osman Musliu, ka adresuar kërkesë zyrtare në Bashkësinë Islame të Kosovës, në veçanti Sekretarit të Përgjithshëm, Resul Rexhepi.

Kërkesa e tij është që të bëhet verifikimi i dokumentacionit të lëshuar nga Universiteti i Hapur Amerikan në Kairo, e që sipas tij kuadro të diplomuar nga ky universitet punojnë në BIK, transmeton Indeksonline.

Mulla Osmani pretendon se ky universitet nuk është i regjistruar askund zyrtarisht, rrjedhimisht titujt nga ky universitet janë diskutabil.

Për këtë kërkesë Imami nga Drenasi ka mbledhur nënshkrimet edhe të kryetarit të KB-së në Podujevë dhe atij në Han të Elezit, ndërsa kërkesës i janë bashkangjitur edhe disa profesorë të FSI-së, me arsyetimin se dëshirojnë që kjo çështje të zbardhet, ngase ekziston dyshim i madh që këto dokumente mund të jenë falsifikuar.

Kjo kërkesë sipas adresuesit po bëhet me qëllim që të dal e vërteta që do të ishte në dobi të BIK-ut dhe antarëve të tjerë të këtë institucion, myslimanëve dhe qytetarëve në përgjithësi.

Exit mobile version