19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Muhaxheri: Deklaratat e Agim Veliut në ditën e mocionit, dëmtuan LDK-në

Kryetari i  Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ka quajtur të gabuara deklaratat e Agim Veliut ditën kur u votua mocioni ndaj Qeverisë Kurti.

Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Agim Veliu e dëmtoi LDK-në me deklaratat që i dha në pauzë të Kuvendit.

“Zoti Veliu nuk është dashur të reagojë pas propozimit të Qunit pasi ajo ishte një betejë e Grupit Parlamentar të LDK-së, të cilët kishin një strategji se si duhet të zhvillohej ajo betejë. Unë përgëzojë një pjesë të madhe të deputetëve që zhvilluan betejën me dinjitet për të dëshmuar se LDK nuk ishte ajo që deshi të rrëzojë qeverinë”.

Nënkryetari i Pejës thotë se propozimi i Qunit ishte veprim shumë i mirë, përcjell Telegrafi.

“Veprimi i Qunit ishte për të parë qëndrimin e vërtet të kryeministrit Kurti. Por deklaratat e Agim Veliut në momentin që i ka thënë e dëmtuan pozicionin e LDK-së”.

Muhaxheri thotë se Anton Quni mori nga Kurti përgjigjen që deshi.

“Ai deshi të sheh sa është serioz Komandanti [Albin Kurti]”.

Kryetari i Pejës thotë se nëse Kurti do ta pranonte propozimin e Anton Qunit do të kishte një realitet tjetër.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles