Site icon Prishtinapress

Muharremaj gjen vetëm një punëtore në ambulanten në Studenqan, paralajmëron masa

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë me mëngjes në terren.

Ai ka vizituar Ambulanten e Mjekësisë Familjare në fshatin Studenqan dhe në orën 08:00 ka gjetur vetëm një punëtore në orarin e punës.

“Sapo vizitova AMF në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00”, ka shkruar ai në Facebook.

“Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”.

Exit mobile version