Site icon Prishtinapress

Muharremaj: Banorët që janë jashtë Suharekës mund të kthehen sot deri në orën 17:00

Pas Prishtinës e Ferizajt edhe për Suharekën është vendosur që të futuet në karantinë pas rastit të mbrëmshëm të paraqitur pozitiv me coronavirus.

Me këtë rast kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, tha se të gjithë qytetarët që janë jashtë Suharekës, mund të kthehen sot deri në ora 17:00.

“Të nderuar qytetarë,

Siç jeni njoftuar, mbrëmë është vendosur karantinimi i Komunës së Suharekës.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, ka shkruar Muharremaj në një postim në Facebook.

Me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të rasteve të reja me COVID-19 nga sot Prishtina,Ferizaj dhe Suharek futen në karantinë./Telegrafi/

Exit mobile version