Site icon Prishtinapress

Muaji shkurt solli mbi 120 lindje në Spitalin e Pejës

Më shumë se 120 lindje janë kryer në Spitalin e Pejës vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Sipas statistikave të spitalit, në muajin e dytë të vitit 2019 kanë ardhur në jetë 123 fëmijë.

Prej tyre, 65 nëna kanë sjellë në jetë djem dhe 58 kanë lindur vajza.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në këtë spital kanë lindur 5 fëmijë, tre djem dhe dy vajza.

Exit mobile version