18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

MTI-ja do të kontrollojë cilësinë e naftës në kufi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pritet të rimarrë kompetencat për të kontrolluar cilësinë e naftës në kufi. Ministri Bajram Hasani ka thënë se Ministria që ai drejton është e gatshme që t`i marrë përgjegjësitë konform ligjit.

Vitin e kaluar, kontrolli për cilësinë e naftës në kufi ka kaluar tek Dogana e Kosovës. Sipas të dhënave të kësaj të fundit, vitin që lamë pas nga 1100 kontrolle të naftës, 10 prej tyre kanë dalë të jenë jashtë parametrave të lejuar, e më së shumti tek pika e ndezjes.

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganës, theksoi se raporti për vitin 2017 tregon që dogana ka marrë mostra dhe ka ushtruar kontroll, në 1100 raste.

“Fatmirësisht një pjesë e madhe e tyre, 97 % kanë dalë konform rezultateve brenda parametrave të kërkuar me udhëzim derisa vetëm 10 maune apo 10 autobote nuk i kanë plotësuar kriteret e parapara me udhëzim dhe të gjitha janë kthyer mbrapa”, tha ai.

Por, e njëjta ministri që ia kishte dhënë Doganës kompetencën për të kontrolluar cilësinë e naftës në kufi, e njëjta do t`ia marrë sërish. Këtë e ka pohuar ministri i Tregtisë, Bajram Hasani.

Bajram Hasani ministër i Tregtisë dhe Industrisë, tha se është një numër i vogël që kontrollohet nga dogana, dikun vetëm 3 % nëse nuk gaboj, sipas statistikave kontrollohen autobotet që hynë, e kanë një sistem me rotacion qysh i ndalin ato mirëpo është numër i vogël që për këtë jemi edhe duke bërë përgatitjet, e kemi iniciuar, jemi duke bërë një koncept dokument që ndoshta edhe të bëjmë një ridizajnim të kontrollës së naftës, të kalon në kompetencën e ministrisë së Tregtisë. Ne jemi të gatshëm që ti marrim ato përgjegjësi po natyrisht konform ligjit, kemi bërë një grup punues”, tha ai.

Ministri Hasani thekoi se janë në pritje të rekomandimeve të këtij grupi punues për të parë se si të veprohet pastaj me trupa inspektuese dhe kontrollin e importit të naftës

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles