Site icon Prishtinapress

M&Sillosi vazhdon furnizimin e rregullt për të mbajtur stabilitet social ne Kosovë

Kompania M&Sillosi është duke vazhduar me ritmin normal të furnizimit me grurë.

Kjo kompani ka bërë të ditur se kamionët me grurë janë në kufi, në pritje për të kaluar procedurat e rregullta.

Vëllimi i importit të grurit mbetet i pandikuar nga situata e jashtëzakonshme. Kamionët kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonia Veriore, përmes pikës kufitare Hani i Elezit.

Kompania M&Sillosi pritet që gjatë 24 orëve të fusin në Kosovë 40 kamiona grurë, shkruan IndeksOnline.

Sipas kësaj, qytetarët e Kosovës duket se nuk do të kenë më problem për furnizmin e grurë .

40 kamionat me grurë do të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Hani i Elezit, që do të bëjnë 1,000 tonë grurë.

Ndërsa importi javor do të jetë rreth 3,000 ton grurë.

Exit mobile version