18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

MSH me vendim të ri për ata që vijnë nga jashtë, nuk do të qëndrojnë më 14 ditë në karantinë

Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim të ri për të gjithë personat që vijnë nga jashtë, e të cilët nuk do të qëndrojnë më 14 ditë në karantinë.

Personat që vijnë nga jashtë tash e tutje do të qëndrojnë shtatë ditë në karantinë, gjegjësisht në Qendrën e Studentëve në Prishtinë nëse dalin negativ në testin për coronavirus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një prononcim për Telegrafin sqaroi procedurat që do të aplikohen tash e tutje për persona që vijnë nga jashtë, e që janë tri rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Çdo personi që karantinohet, në ditën e shtatë të hyrjes do t’i bëhet testi dhe nëse del negativ do të lirohet në shtëpi për vetizolim edhe për 14 ditë.

Ndërkaq, nëse del pozitiv por nuk ka komplikime shëndetësore mbetet në izolim dhe e treta nëse del pozitiv dhe ka shenja dhe komplikime dërgohet në spital.

“Kjo ka ardhur si rezultat i përmirësimit të situatës, por kujdesi dhe zbatimi i masave në fuqi duhet të respektohen gjithsesi për të parandaluar një përkeqësim të situatës epidemiologjike pas kësaj periudhe shumë pozitive”, u shpreh Hoti për Telegrafin.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë vendimin:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konstatuar normalizim të rasteve me COVID-19 në Republikën e Kosovës dhe javën e fundit rënie të rasteve pozitive dhe qetësim të vatrave epidemike.

Prandaj, ka rekomanduar që:

Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokolleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;

Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;

Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;

Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles