Site icon Prishtinapress

MPJ kërkon mbylljen përfundimtare të UNMIK’ut

Ministria e Punëve të Jashtme po e sheh të panevojshëm rolin e UNMIK’ut në Kosovë

Kjo ministri tashmë ka nisur iniciativën me disa shtete mike të Quintit për ta zvogëluar deri në mbylljen përfundimtare të UNMIK’ut në Kosovë, i cili këtë vit ka kërkuar që të rritet edhe 8% buxheti vjetor i tyre, raporton KTV.

Arsyetimet e MPJ’së, në dokumentet e brendshme, të cilat i ka parë televizioni, thirren në faktin që në vitin 2012 ka përfunduar mbikëqyrja ndërkombëtare ndaj Kosovës, e paraparë në planin e Athisaarit.

Po ashtu, me mandat të Kuvendit të Kosovës, ekziston misioni i EULEX’it, ndërsa për sigurinë kujdeset KFOR-i, kështu që roli i UNMIK-ut është i tepërt.

Edhe në OKB ndërkaq, disa prej anëtarëve të KS të OKB’së kanë kërkuar zvogëlimin e buxhetit dhe mbylljen e misionit të UNMIK’ut në Kosovë.

Exit mobile version