Site icon Prishtinapress

MPJ dënon aktin e plagosjes së Azem Vllasit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e dënon sulmin me armë ndaj avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.

Përmes një reagimi për media, MPJ shpreh solidarizimin e thellë me avokatin Vllasi, familjen e tij dhe të gjithë të afërmit që janë prekur nga kjo ngjarje e papranueshme dhe e shëmtuar për një shoqëri demokratike sikurse kjo që po angazhohemi ta ndërtojmë në Kosovë.

“Ministria fton të gjitha institucionet e rendit që ti sjellin para përgjegjësisë personat e përfshirë dhe i uron shërim të shpejt z. Vllasi, i cili në muajt e fundit ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm për një sërë çështjesh të karakterit rajonal”, thuhet në fund reagimin e MPJ-së.

Exit mobile version