16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

MPJ: Brenda dy viteve do t’i shtojmë 10 misione diplomatike

Kosova brenda këtij viti do të rris numrin e misioneve diplomatike në shtete të ndryshme. Ministria e Punëve të Jashtme, ditë më parë njoftoj se Kosova do të bëjë hapjen e ambasadave në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë.

Lidhur me këtë, Fatmir Haxholli, këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë  se numri i misioneve diplomatike brenda dy viteve do të rritet.

“Në funksion të zgjerimit të rrjetit të përfaqësimit diplomatik në gjeografi të reja, vendosjes së marrëdhënieve të reja, si dhe thellimit të bashkëpunimit me vende të ndryshme, është duke ndodhur hapja e misioneve të reja diplomatike. Kjo është një punë në progres, dhe do të vazhdoj me mundësinë e hapjes edhe të misioneve të tjera. Ju keni përmendur katër prej tyre, përderisa në një interval kohor brenda 1 deri në 2 vite, numri i misioneve të reja mund të rritet deri në 10 apo edhe më shumë”, ka thënë Haxholli.

Ai ka theksuar se gjithë kjo varet drejtpërdrejt nga interesat dhe prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Haxholli ka shtuar se ka sinjale pozitive për bashkëpunim edhe nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën

“Vlerësojmë se tani është momenti duhur i hapjes së një kapitulli të ri të përfaqësimit global, e që karakterizohet me shfrytëzimin e hapësirës diplomatike të krijuar pas 11 vite të afirmimit ndërkombëtar të shtetësisë. Ka sinjale pozitive dhe interes bashkëpunimi edhe nga vende që nuk na kanë njohur, dhe kjo është shumë inkurajuese. I gjithë ky proces do të përcillet me rritje të kapaciteteve njerëzore diplomatike e konsullore, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në koordinim me institucione tjera vendore”, theksoi Haxholli.

I pyetur se si do të shkojnë procedurat për përzgjedhjen e ambasadorëve në këtë ambasada që pritet të hapen, Haxholli nuk ka treguar specifikisht se si do të bëhet përzgjedhja e tyre, duke thënë vetëm se ky është një rast i shkëlqyer për diplomatët.

“Gjithsesi se ky është një rast i shkëlqyer edhe për diplomatët e karrierës, veçanërisht për ata që me padurim presin të kapitalizojnë dijen dhe eksperiencën e fituar përgjatë viteve. Me këtë synohet edhe shfrytëzimi maksimal i shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, i cili tashmë është plotësisht i konsoliduar dhe trashëgon një përvojë premtuese. Këto synime parashihen edhe në Strategjinë për Politikë të Jashtme, platformë të cilën do ta kemi të formalizuar shumë shpejtë këtë vit”, tha Haxholli.

Nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

Ndryshe, sot gjatë një takimi në mes të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli me ministren e Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u tha se ky shtet do të hapë ambasadën e tij në Kosovë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles