19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Motra e spitalit privat në Prishtinë godet foshnjën e posalindur [Foto-Video]

Fisnik Bujupi, një qytetarë ka raportuar një rast në polici  ku thotë se foshnja e tij e posalindur është maltretuar nga spitali  privat “Lindja” në Prishtinë.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social në “Facebook” ka thënë se pretendon se motra e spitalit e cila quhet, Shukrane B. Maloku ka goditur me shuplak në fytyrë vajzën e tij, transmeton ‘Indeksonline’.

Bujupi iu ka bërë thirrje institucioneve që të vendosin kamera në vendin ku qëndrojnë dhe pastrohen foshnjet e posalindura.

Sipas tij, në këtë spital nuk ka kamera të vendosura.

Lidhur me këtë rast, “Indeksonline” ka kontaktuar spitalin “Lindja” në kryeqytet, por të njëjtit nuk kanë dashur të prononcohen në lidhje me këtë rast me arsyetimin se askush nga personeli nuk është për shkak se qëndron ditë pushimi.

Më poshtë shikojeni videon dhe disa fotografi të vendit të ngjarjes.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles