Site icon Prishtinapress

Moti në Kosovë, mëngjeset dhe netët me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell.

IHK njofton se mëngjeset dhe netët do të jenë me ngrica, ndërsa mjegulla si dukuri do të shfaqet në orët e para dhe gjatë natës, por kryesisht në viset e ulëta dhe për rreth lumenjve.

Në fushat termike do të kemi ngritje në mesditë, ndërsa temperaturat minimale mbesin kryesisht të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kjo situatë anticiklonike dhe ky aktivitet pasiv meteorologjik do të krijoj kushte që situata biometeorologjike mos të jetë e mirë në disa intervale të ditës, kryesisht në mesditë dhe në mbrëmje. /Telegrafi/

Exit mobile version