Site icon Prishtinapress

Mot jo stabil edhe në pesë ditët e ardhshme

Edhe java e fundit e muajit maj do të paraqitet e paqëndrueshme, kjo si pasojë e cikloneve aktive mbi Gadishullin e Ballkanit, të cilët do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me shi dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të theksuara priten të jenë ditën e enjte dhe të premte, ndërsa, ditët tjera me mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu.

Nuk përjashtohen kushtet që në vende të kufizuara të ketë reshje breshëri dhe stuhi.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, do të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.

Të premten parashihet të shënohen vlerat më të ulëta të temperaturave maksimale, ndërsa të mërkurën, merkuri në termometër parashihet të shënojë vlerat më të lartë, deri 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-15 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Exit mobile version