Site icon Prishtinapress

Mot i vranët dhe me shi

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Temperaturat do të shënojnë rënie, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbeten mbi vlerat e zeros. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-18 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira për shkak të aktivitetit meteorologjik gjatë katër ditëve vijuese.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

Exit mobile version