10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Momenti kur neutralizohet autori i plagosjes së 5 personave te xhamia në Tiranë

Kanë dalë pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Në video, shihet se si Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli, u neutralizua fillimisht nga besimtarët, përpara se të ndërhynte policia.

Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë para xhamisë Dine Hoxha në Tiranë, ku 34 vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Babai i Rudolf Nikollës u shpreh në një intervistë se vetë është katolik, por gruan e kishte myslimane dhe djalin nuk e kishte penguar që shkonte në xhami.

Imami Ahmed Kalaja tha përmes një videoje në Facebook tha se mes të plagosurve ishin dhe punonjës të xhamisë. Kalaja këmbënguli se situata është nën kontroll. Ai falënderoi policinë dhe qytetarët që ndërhynë në kohë për të mënjanuar përshkallëzimin e ngjarjes.

Imami Kalaja është treguar i kujdesshëm duke “uruar që kjo ngjarje të mos jetë sulm terrorist”, por një akt i rrjedhur nga “gjendja e rënduar e shëndetit mendor të autorit”. Njësoj edhe policia në njoftimin e saj nuk i ka dhënë cilësime të caktuara ngjarjes.

Po ashtu edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka dënuar sulmin e sotëm në xhaminë “Dine Hoxha”, ndërsa u bën thirrje organeve të zbardhin ngjarjen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles