Myslimanët amerikanë kanë lavdëruar në Twitter frazën e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, pasi përdori një fjalë arabe “inshallah” gjatë diskutimit me presidentin Trump për rikthimin e taksave, gjatë debatit të parë presidencial i cili u mbajt të martën në mbrëmje.
Kjo erdhi pasi moderatori i debatit, Fox News, Chriz Wallace pyeti Trumpin që ta komentonte raportimin e New York Times lidhur me mospagesën e taksave nga ai.
“Unë kam paguar miliona dollarë dhe ju do ta shihni”, ka thënë Trump.
“Kur” ka pyetur Biden, e pastaj është përgjigjur me ‘Inshallah”, përkthimi i së cilës është “Do Zoti”.