16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj i inatosur tej mase me Vetëvendosjen, ia parashtron Kurtit disa pyetje për Srpska-n

Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj assesi nuk është duke u pajtuar me vendimin e fundit të Lëvizjes “Vetëvendosje” për bashkëpunim që kjo e fundit po e bënë me LDK-në dhe PDK-në në Komunën e Prishtinës.

Mllefin dhe shqetësimin ndaj ish-partisë, Molliqaj po e shpreh edhe në seancat parlamentare. Ai ka kërkuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, që të tregojë pozicionimin e tij ndaj Listës Srpska.

“Ju keni thënë disa kritika për Listën Serbe. Më poshtë, po jau përmendi. “Po na sjellin Listën Sprska, formacion çetnik. Deputetët dhe analistë të regjimit merreshin me ne, e qe ku i kanë çetnikët”. U thoni jo çetnikëve të Listës Sprska”, ishin fjalët e Kurtit që Molliqaj ia transmetoi.

Poashtu, deputeti i PSD-së kërkoi nga VV-ja të tregoj qëndrimin e tyre se a janë gati që ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës së bashku me Srpska-n, shkruan Indeksonline

“Ftesa ime për opozitën është të mblidhemi bashkë të bëjmë një platformë opozitare e cila e ka përbrenda kërkesën për zgjedhje dhe aty se bashku të krijojmë strategjinë. Por keni kërkesë prej meje, a e keni ndrru qëndrimin për Listën Srpska, apo…”, ka thënë ai.

Në fund, Molliqaj nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëpunimin e VV-së me partitë tjera në komunën e Prishtinës, kundër Shpend Ahmetit. “… edhe sot keni vazhdu bashkëpunimin në komunën e Prishtinës”, është shprehur ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles