Site icon Prishtinapress

Mogherini udhëton për një takim urgjent në Beograd

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet që vonë pasdite të arrijë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ajo, gjatë vizitës së papritur në Beograd, do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Supozohet se një vizitë e tillë e papritur e Mogherinit në Beograd vjen pas zhvillimeve të fundit, përkatësisht pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës, si dhe pas largimit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, si dhe paralajmërimi për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, më 20 prill.

Exit mobile version