4.6 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mogherini: Palët treguan respekt për njëra-tjetrën në tryezën e bisedimeve

“Prishtina e Beogradi të mos flasin shumë për njëri-tjetrin, por të punojnë për zgjidhjen e çështjeve që shtrohen mbi tryezë”, komentoi përfaqësuesja e lartë, Federika Mogerini, kur u pyet mbi përfundimet e raundit të jashtëzakonshëm të dialogut të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga Brukseli, në daljen e saj të parë për shtyp, në përfundim të mbledhjes së Kolegjit të Komisionarëve

Për zonjën Mogherini “Kur flasim për planin në të ardhmen, është mbajtja e një raundi të këtij dialogu në javët e ardhshme dhe nuk mund të jap një datë të saktë për këtë, tani, pasi mbetet në varësi të kalendarit të veprimtarive të secilës palë. Por, po mendojmë rimbledhjen e dialogut brenda një kohe të shkurtër, në të njëjtën kohë që ekipet tona punojnë për mundësitë konkrete të ecjes përpara për disa çështje të hapura që mbeten në tryezë e që dihen shumë mirë, pasi u bë kohë që po punojmë me to”, transmeton rtsh.

Lidhur me temat, Mogherini tha se “Një ndër çështjet e pajtuara të takimit është që të fokusohemi në dialog, në kuptim të frymës dhe procedurave. Mbrëmë pashë një qasje konstruktive dhe respekt përreth tryezës dhe dukshëm, sa më shumë të komentojnë ata mbi njëri-tjetrin, aq më i ulët bëhet sensi konstruktiv për t’u angazhuar në dialog me qëndrueshmëri tek të gjitha palët. Shpresoj se në orët e ditët në vijim, gjithsekush do të komentojë disi më pak mbi njëri-tjetrin dhe që ne të angazhohemi më shumë e në mënyrë konkrete për zgjidhjen e problemeve që mbeten mbi tryezë. Dua të shtoj se një element kyç dhe rezultati i takimit të djeshëm ishte perspektiva e qartë europiane për të dyja, Prishtinën e Beogradin dhe dimensioni rajonal i këtij bashkëpunimi është i rëndësishëm dhe njihet si i tillë nga të gjithë aktorët dhe Bashkimi Europian, që mbështet integrimin rajonal dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Ky është një gur kilometrik i angazhimit tonë dhe për këtë, dialogu përbën një element thelbësor” tha Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE për Siguri e Politikë të Jashtme.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e quajti “takimin më të rëndë, në të cilin merrte pjesë”, por ai konfirmoi pas dialogut të nivelit të lartë, se “palët janë marrë vesh për uljen e tensioneve dhe vetëpërmbajtjen nga përshkallëzimi i situatës”.

“Nuk besoj që pas këtij takimi të ketë përsëritje të situatave, siç u panë para ca ditësh” siguroi kryeministri serb, ndërkohë që përkrah tij, presidenti Tomisllav Nikoliq përsëriti deklaratat nxitëse dhe kritikoi “BE-në se po tenton t’i verë kushte Beogradit me njohjen e pavarësisë”. Përsa i takon dërgimit të ushtrisë në Kosovë, Nikoliq sqaroi se kishte deklaruar se “ në rast se do të vriten serbët në Kosovë, Serbia nuk do të rri duarbosh dhe do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për t’u dalë atyre në mbrojtje”.

Nga delegacioni i Kosovës komentoi vetëm Presidenti Hashim Thaçi, i cili shpresonte se pas këtij takimi “Serbia do të qetësohet dhe do të heq dorë nga politika nacionaliste dhe pretendimin për cenimin e integritetit territorial të Kosovës”. I pyetur nëse në tryezë u ngrit çështja e fletë-arresteve të Serbisë, ai tha se “me BE-në janë ngritur të gjitha çështjet dhe është kërkuar që BE të ushtrojë presionin e saj të qartë dhe të vendosur ndaj Beogradit”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles