Sa vend i këndshëm do të ishte bota, sikur të gjithë të shfaqnin modesti. Njerëzit do të ishin më pak kërkues, familjarët më pak grindavecë, firmat më pak konkurruese dhe kombet më pak luftarake. A do t’ju pëlqente të jetonit në një botë të tillë.
Modestia nxit edhe marrëdhënie paqësore me të tjerët. Për shembull, kur prindërit lënë shembullin, duke qenë të kënaqur me gjërat e nevojshme dhe duke i dhënë përparësi gjërave frymore, fëmijët e tyre ka më shumë të ngjarë të adoptojnë të njëjtin qëndrim. Në këtë mënyrë të vegjlit do ta kenë më të lehtë të jenë të kënaqur, edhe sikur të mos i marrin gjithnjë gjërat që duan. Kjo do t’i ndihmojë të jetojnë në mënyrë modeste dhe jeta familjare do të jetë më paqësore.
Ata që kanë mbikëqyrje duhet të ushtrojnë kujdes të veçantë për të qenë modestë dhe për të mos abuzuar me autoritetin e tyre.
Thjeshtesia është e edukuar, shumë herë nga standartet, qysh nga lindja e deri sa/si rritesh…dhe pikerisht kjo është origjinalja, është stimuli që të jep sadisfaksioni i arritjes dhe pritshmërive. Modestia është per t’u vleresuar dhe jo për t’u kritikuar, por jo te gjithë e kanë luksin te jenë modest. Per këtë aresye idea e modestise nuk është me te thënë por me të dhënë, pikerisht thjeshtesia është ajo edukata që të çon automatikisht tek modestia.
Thjeshtësia është tregues i pjekurisë dhe vlerës të individit, kurse mbajtja më të madh, i papjekurisë dhe mangësisë së vlerave te individi. Njerëzit më të formuar janë ata që rrinë më shumë mes njerëzve e bëhen gjithmonë me ta, kurse njerëzit më të mangët në vlera janë ca të pafat me nam të keq të cilët e kanë për turp të rrinë mes njerëzve e t’i ndajnë gëzimet e hidhërimet me ta!
Lartësimi i një njeriu në vlerat njerëzore del në dukje me anë të thjeshtësisë tek ai; edhe thjeshtësia vetë del në dukje kur atë nuk munden ta ndryshojnë gjërat që shoqëria u jep vlerë, si posti, detyra, pasuria dhe dituria. Për atë njeri te i cili njëri prej elementëve të sipërpërmendur arrin të shkaktojë ndryshim në mendime e sjellje, nuk mund të bëhet fjalë as për thjeshtësi, as për lartësim në vlerat njerëzore!
Thjeshtësia ka në vete edukatën dhe modestin ka vlerën e çelësit të pothuaj gjithë shprehive të mira; kush e shtie në dorë atë, mund të fitojë edhe shprehi të tjera të bukura, kurse kush nuk e ka, për rrjedhojë, mbetet i mangët edhe prej shprehive të tjera.
Modestia mund të nënkuptojë disa gjëra, si për shembull, mungesë mendjemadhësie ose krenarie dhe prirje për të mos u mburrur për aftësitë, arritjet dhe zotërimet. Sipas një vepre referimi, modesti do të thotë edhe të qëndrosh brenda kufijve. Një person modest qëndron brenda kufijve të sjelljes së mirë. Ai, gjithashtu, e pranon se ekzistojnë kufizime lidhur me atë që duhet të bëjë dhe atë që mund të bëjë. Ai e di se ka gjëra, për të cilat nuk është i autorizuar. Patjetër, ne na tërheqin njerëzit modestë. Nuk ka gjë më të pëlqyeshme se modestia e vërtetë.
Koncepti edukatë është kategori primare e teorisë pedagogjike, e cila përfshin në vete edhe konceptet arsim dhe mësim, poashtu vlen të theksohet edukata per te cilen njeriu ka patur, ka dhe do te kete me shume se kurre nevoje, eshte edukata familjare. Edukata qe njeriu merr ne familje eshte natyrale, e pazevendesueshme dhe me gjurmët më të mëdha dhe më të thella në karakterin e një njeriu.
Një shoqëri e shëndoshë është ajo e ngritur mbi një familje të fortë që mundëson jo vetëm vazhdimësinë e jetës, por edhe vazhdimësinë e kulturës, traditës e dijes të akumuluar e trashëguar nga një brez tek tjetri.
Dhe edukata familjare nuk nënkupton edukatën e jashtme, të dish të thuash një mirëmëngjes e mirëmbrëma apo faleminderit; do të thotë të rritësh fëmijë me frymën e dashurisë ku prindi i jep fëmijës shembullin e mirë të sjelljes si brenda familjes edhe jashtë saj në shoqëri në raport me njerëzit e tjerë.
Shkruan: Albina Hyseni
Studiuar Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane
Njohuri te gjera Psikologjike Teknike Farmaceotike