Site icon Prishtinapress

MPMS / S’ka shtesa për fëmijët më 2019

Ani pse vitin që lamë pas u miratua një rezolutë për shtesa të fëmijëve, ata nuk do ta marrin këtë vit. Sipas, komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, Ministria e udhëhequr nga Skender Reçica ende nuk e ka hartuar legjislacionin përkatës.

Këtë kërkesë deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi e bërë vitin e kaluar.

Pak ditë më vonë deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan një rezolutë në të cilën parashihej që gjatë 2019 të fillohej të aplikohej kjo kërkesë.

Ndër të tjera, me rezolutë parashihej që Ministria e Punës dhe Mirëqenies të angazhohej për të hartuar legjislacionin e nevojshëm.

Që nga ajo kohë në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale nuk kanë pranuar asnjë dokument për shqyrtim për shtesat e fëmijëve.

Baftiu më tutje thotë se shtesat e fëmijëve nuk mund të ndahen gjatë 2019. Sipas saj, MPMS është vonuar në hartimin e legjislacionit përkatës.

E nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kanë dhënë këtë sqarim.

Ndërkaq, nga opozita thonë që duhet të përfundohet legjislacioni e të parashihen mjetet buxhetore.

Fatmire Mulhaxha – Kollçaku nga LVV thotë që deri në 2020 nuk do të ketë shtesa për fëmijët.

Me legjislacionin aktual, përfitime sociale marrin ato familje fëmijët e të cilëve janë nën moshën pesë vjeçare.

Exit mobile version