Site icon Prishtinapress

MMPH i dhuron 350 kontejnerë Bujanovcit, Lugina kërkon edhe më shumë investime nga Kosova

Ministria e Mjedisit ka dhuruar 350 kontejnerë për komunën e Bujanovcit, një investim që kap vlerën e 20 mijë eurove. Ky investim u mirëprit në nivel lokal, teksa u kërkua që hapa të tillë të ndërmarrin edhe dikasteret e tjera.

350 kontejnerë i janë dhuruar Komunës së Bujanocit donacion nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës se Kosovës.

Ky donacion u mirëprit nga Kryetari i Bujanoci, Shaip Kamberi i cili tha se këta kontejnerë i dalin në ndihmë Komunës. Shtoi se pret bashkëpunim të tillë edhe nga ministritë e tjera.

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se kjo nuk do të jetë ndihma e vetme e ministrisë për Luginën. Premtoi se do të punohet edhe në impiantin e ujërave të zeza që vijnë nga Kosova.

Takimi Matoshi-Mustafa

Ministri Matoshi në vizitën e tij u prit edhe nga Kryetari i  Këshillit Nacional Shqiptar Ragmi Mustafa, i cili përgëzoi Matoshin për mënyrë e realizimit të donacionit  duke theksuar se bashkëpunimi me ministritë e Kosovës duhet të rritet.

Në anën tjetër Matoshi premtoi angazhim më të madh të Kosovës në bashkëpunim me Luginën.

Donacioni i 350 kontejnerëve i kushtoi MMPH-së rreth 20 mijë euro./RTV Dukagjini/

Exit mobile version