12.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

MMPH dërgon inspektorët në Komunën e Prishtinës, për të verifikuar dokumentet rreth ndërtimeve në Badovc

Ndërtimet që janë planifikuar të realizohen në afërsi të Liqenit të Badovcit kanë nxitur reagimin e mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Për dhënien e lejes për fillimin e punimeve në këtë zonë, Komuna e Prishtinës të martën mbrëma ka bërë të ditur se i ka refuzuar dy herë palën për të ofruar kushtet e ndërtimit, mirëpo sipas tyre ankesën e palës e ka pranuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në lidhje me këtë njoftim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, ka lëshuar një sqarim.

Në këtë sqarim thuhet se MMPH-ja nuk ka obliguar Komunën  e Prishtinës, të veproj në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, por ata kanë obliguar Komunën e Prishtinës të veprojnë sipas planit Zhvillimor të Komunës, Ligjit për Ndërtim dhe Udhëzimit Administrativ.

Ministri Matoshi kishte dërguar një kërkesë me shkrim në komunën e Prishtinës, për të kërkuar informacione në lidhje me rastin në fjalë.

Meqë në MMPH nuk ka arritur ende asnjë përgjigje, ministri ka vendosur që të dërgoj në Komunën e Prishtinës inspektoret për të verifikuar dokumentet e lëshuara lidhur me këtë rast.

Më poshtë mund të lexoni të plotë sqarimin e MMPH-së:

MMPH lëshon sqarim rreth komunikatave të Komunës së Prishtinës

MMPH rreth vendimit nr. A-242/18, dt.16.08.2018 dhe A-76/19dt.27.06.2019 të lëshuar, lidhur me Ndërtimet afër Liqenit të Badovcit sqaron opinionin se:

Në asnjë mënyrë MMPH në Vendimin e evidentuar për shqyrtimin e çështjes administrative juridike sipas të ankimuarit, nuk ka obliguar Komunën e Prishtinës, të veproj në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, por përkundrazi, bazuar në këto Vendime, MMPH ka obliguar Komunën e Prishtinës që të veprojë sipas:

Planit Zhvillimor Komunal i cili është në fuqi;

Vendimit të Qeverise se Kosovës Nr. 16/127 dt. 24 02 2013 i për Përcaktimin e Zonave Mbrojtëse te burimit Ujor përreth Liqenit të Badofcit;

Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim dhe

Udhëzimit Administrativ MMPH 06/2017 Për Përcaktimin e Procedurave për Përgatitjen dhe Shqyrtimin e Kërkesave për Kushtet Ndërtimore dhe Lejen Ndërtimore dhe Leje rrënimi për Kategorinë e I dhe te II të ndërtimeve.

Këto dispozita ligjore përcaktojnë kriteret dhe mënyrën e shqyrtimit të kushteve ndërtimore me ç ‘rast Komuna ka qenë e obliguar që të veproj sipas dispozitave ligjore në fuqi si:

Vendimit të Qeverise së Kosovës Nr.16/127 dt. 24 02 2013 i për Përcaktimin e Zonave  Mbrojtëse të Burimit Ujor përreth Liqenit të Badofcit (nenit 7 dhe nenit 13 pika 8 dhe 9).

Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim dhe Udhëzimit Administrativ MMPH 06/2017 Për Përcaktimin e Procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushtet ndërtimore dhe lejen ndërtimore dhe leje rrënimi për Kategorinë e I dhe të II të ndërtimeve (nenit 11 paragrafi 1 shtojca 1 pika 6b).

Për më tepër MMPH gjegjësisht ministri Matoshi me datë 13.01.2020 i dërgon shkresë komunës së Prishtinës përkatësisht Kërkesë për informim (Nr.110/20) lidhur me rastin në fjale me të cilën kërkon sqarim rreth shqetësimit të qytetareve dhe mediave lidhur me iniciativën e projektit i cili synon ndërtimin afër liqenit të Badovcit nga investitorët KAËA GROUP, 4M Group si dhe një pronari privat. Komuna akoma nuk ka kthyer përgjigje, andaj MMPH-ja sot ka angazhuar inspektoret e saj të vizitojnë Komunën e Prishtinës dhe të verifikojnë dokumentet e lëshuara lidhur me rastin në fjalë dhe t’ju bëjnë me dije se në çfarëdo rasti të kenë shkelje eventuale, do të ndermirën masa meritore. 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles