Site icon Prishtinapress

MKK për HIV dhe TB zgjedh organet e saj

Në kuadër të mbledhjes së 25-të,nën kryesimin e Zëvëndësministrit të Shëndetësisë, Izet Sadikut është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Mekanizmit Koordinues  të Kosovës për HIV dhe TB.

Me votat të fshehta nga anëtaret e këtij Kuvendi janë zgjedhur, Kryesuesi, Zëvendës-kryesuesi, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv  dhe anëtarët e Komitetit Mbikëqyrës.

Kryesues I MKK për HIV dhe TB është zgjedhur dr. Izet Sadiku, Zëvendës-kryesues, Shaip Krasniqi, dy anëtar të komitetit Ekzekutiv, Rukije Mehmeti  dhe nga Shoqëria Civile, Valbona Makovci.

Ndërsa për anëtar të Komitetit Mbikëqyrës u zgjedhën, Ibrahim Arsiani, Nazmie Fazliu, Pashk Buzhala,Violeta Fazliu, Drita Dauti, Bahri Tribunja si dhe Murat Mehmeti.

Në fund të mbledhjes u bë aprovimi i dokumentit të dorëzuar nga Fondit Global, me përmbajtje të buxhetit të alokuar të fondeve për grantet e ardhshme.

Exit mobile version