Site icon Prishtinapress

Mjet i dyshimtë te Kazerma “Adem Jashari”, policia jep detaje

Është raportuar për një mjet të dyshimtë në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha ka thënë për Telegrafin se një qytetar dyshohet se ka hasur në një mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marrë mjetin me automjetin e tij për ta dërguar tek FSK-ja.

“Raportohet se një qytetar derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij në rrugën “Dëshmorët e Ponoshecit” në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marr mjetin me automjetin e tij (në bagazh të automjetit) e ka dërguar me qëllim për ta dorëzuar tek Forcat e Sigurisë së Kosovës. Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia është në vendin e ngjarjes. Rasti po trajtohet nga kompetentët dhe nuk ka arsye për shkaktim të ndonjë forme të panikut apo shqetësim për qytetarët”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/

Foto: KlanKosova

Exit mobile version