Site icon Prishtinapress

Mjekët, Ismet Shaqiri, Salih Krasniqi dhe Elvis Ahmedi, kryhejnë operacionin e llojit të vetëm në botë në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është kryer një operacion me laparoskopi, që sipas mjekëve, është i vetmi në botë.

Ekipi i përbërë nga mjekët Salih Krasniqi, Ismet Shaqiri dhe Elvis Ahmedi gjatë këtij operacioni kanë hequr me laparoskopi një trup kontraceptiv të vendosur në mëlçi (hepar).

Siç ka njoftuar dr. Sali Krasniqi në një postim në profilin e tij në “Facebook”, rastet e gjetura në literaturë përshkruajnë se kanë gjetur trupa të huaj (spirale), por të lokalizuara nën kërthizë. “Ndërsa ky është rasti i parë në botë me lokalizim në mëlçi (hepar)”, ka theksuar ai.

Ai ka publikuar një pjesë të operacionit.

Video-incizimin mund ta gjeni më poshtë.

Exit mobile version