Miratohet Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave

0
48

Me 74 vota për deputetët e Kuvendit kanë kaluar në lexim të dytë Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave

Ndërsa me te gjitha votat pro  kaloi amendamenti i propozuar nga depuetit Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin me Ligjin për Sponsorizime dhe funksionalizimin e tij.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se janë kundër amendamentit të Bekim Haxhiut pasi që amendamenti i tij i jep mundësi bizneseve për sponzorizim deri në 30 milionë euro derisa ishin pro amendaentit i cili ia lejonte sponzorizimin bisneseve deri në 300 milionë euro.

Ndryshe nga grupi i tij parlamentar, ëshë deklaruar depuetit Kujtim Shala, i cili tha se amendamenti i propozuar nga Bekim Haxhiu, e mundëson funksionlaizimin e Ligjit per sponzorizime.

Glauk Konjufca nga Vetevendosje tha se do ta votojnë Ligjin por se sipas tyre, ky ligj do të jap mundësinë e shpërlarjes së parave dhe keqpërdorimeve dhe për do të kërkojnë përgjegjësi në të ardhem.

Ndërsa, partitë e pushtetit dhe partia opozitare PSD e përkrahn plotësisht amendamentin e deputetit Bekim Haxhiu.