Site icon Prishtinapress

Miratohet heqja e pjesshme e taksës – nga 1 prilli hiqet tërësisht (Dokument)

Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka miratuar heqjen e pjesshme të taksës 100% ndaj Serbisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur në distancë, bazuar në rregullore.

Taksa do të hiqet për lëndën e parë, derisa nga 1 prilli pritet të hiqet tërësisht.

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nga ora 24:00, do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, ka thënë Kurti.

Ndaj këtij vendimi kanë abstenuar edhe ministrat e Listës Serbe të Qeverisë Kurti.

Mësohet se ministrat e LDK-së nuk votuan, pasi nuk morën fare pjesë në seancë.

Pas vendimit të Kurtit, ka reaguar kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se qeveria në largim nuk ka mundur të ikë pa e larguar taksën, duke zhvlerësuar kështu kundërvlerën finale për marrëveshjen me Serbinë./Telegrafi/

Exit mobile version