4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja e Jashtme e Suedisë thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë prioritet dialogun

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është rruga para për të dyja palët.

Ajo këto komente i bëri pas takimit që pati me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Linde përmes një postimi në Twitter ka thënë se të dyja vendet si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta kenë prioritet dialogun.

“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Ann Linde.

Lidhur me këtë takim ka folur edhe diplomati sllovak, Miroslav Lajçak i cili tha se së bashku me ministren suedeze Linde, diskutuan për nevojën e forcimit të besueshmërisë së BE-së në rajon, si dhe rolin e dialogut dhe rëndësinë e OSBE-së që luan në terren.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles