Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim sot kryetarin e Klubit të Hendbollit “Prishtina”, Edi Kolgeci, me të cilin kanë biseduar për klubin, aktivitetet, garat dhe sukseset e klubit.
Ministrja Dumoshi u njoftua për sukseset e klubit dhe për përmbylljen me sukses të edicionit nga ana e klubit kryeqytetas si dhe për planet e këtij klubi për të ardhmen.
Në takim u diskutua për punën me të rinjtë dhe angazhimin e tyre sa më të madh në sport.
Ministrja Dumoshi e ka vlerësuar punën që bëhet në klubin prishtinas dhe se i gëzohet suksesit të klubeve në përgjithësi sidomos edhe në prezantimin dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare.