9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Dhurata Hoxha urdhëron hetime brenda dikasterit që e udhëheqë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka urdhëruar nisjen e inspektimeve për të gjithë zyrtarët e ministrisë që e drejton, pas raportimeve në media se disa zyrtarë të Shërbimit korrektues janë parë në restorante me persona ish të dënuar.

“Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se pas publikimit të fotografive dhe shkrimeve në disa portale në të cilat shihen zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, në shoqëri me persona të dënuar më parë për vepra penale, Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, ka urdhëruar menjëherë inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë të bëjë inspektim të këtij rasti, respektivisht pretendimeve te cilat përmenden në shkrimet e portaleve”, thuhet në njoftimin për media të dërguar nga Ministria e Drejtësisë. Pas pranimit të raportit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues, në varësi nga të gjeturat dhe rekomandimet si dhe në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, Ministria e Drejtësisë do të ndërmarrë veprimet e duhura.  Ministrja e Drejtësisë, znj. Hoxha shpreh përkushtimin si dhe garanton qytetarët e Republikës së Kosovë se puna e Ministrisë së Drejtësisë dhe e institucioneve të cilat veprojnë në kuadër të saj do të jetë transparente dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe nuk do të tolerohet asnjë praktikë që nuk është në pajtim me ligjin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles