Site icon Prishtinapress

Ministria e Shëndetësisë, Pacollit: Nuk ka praktikë nga vendet e përparuara se dikush për shkak të pozitës nuk duhet të karantinohet

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili reagoi pas paralajmërimeve që pas kthimit nga Zvicra i duhet të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

Lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot në këtë ministri nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për asnjë nga ato çka përmenden në reagimin e Pacollit.

“Siç kemi konfirmuar ditën e djeshme për rastet e kthimit të shtetasve të Republikës së Kosovës aplikohen masat e njëjta. Pavarësisht pozicioneve që kanë qytetarët tanë përpara çështjeve të shëndetit publik trajtohen jo nga pozita por sipas kritereve të paracaktuara shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria tutje ka sqaruar se nuk janë të njoftuar me asnjë praktikë nga vendet e përparuara ku dikush për shkak të pozitës nuk i nënshtrohet kritereve të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

“Reagime të këtij lloji përçojmë mesazhe të gabuara tek qytetarët tanë të cilët po zbatojnë me korrektësi rekomandimet e institucioneve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version