18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Kurtit me “fshesë”, anulon tenderin 44 milionë euro, pritet të anulohen edhe shumë të tjerë

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se gjatë ditës së djeshme kanë marrë dy vendime.

Në një konferencë për media ai ka bërë me dije se kanë anuluar një tender prej 44 milionë euro, për mbarëvajtjen e rrugëve.

“Anulimin e procedurës së prokurimit për tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për 2021,2022,2023,2024. Vlera e parashikuar e projektit 44 milionë euro. Janë dy arsye se pse ne e kemi anulu këtrë procedurë në këtë faze, ky projket parashihet të jetë tre vejcar dhe nuk mund ta ndryshojmë pasi të lidhet kontrata. Ne jemi të interesuar të bëjmë ndryshime në pocizione para masës e poashtu edhe në kritere teknike. Arsyeja e dytë ka të bëjë me kritere teknike. Kriteret do të jenë të tilla që të kenë më shumë kompani të marrin punë. ”, ka thënë Durmishi.

“Ne tani jemi në fazën e rishikimit të shumë vendimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe shumë prej tyre do të anulohen ditëve në vijim. Pra ato që nuk janë në përputhje me ligjin dhe ato që nuk kanë asnjë mbulesë financiare e që janë shumë prej tyre. Ka vendime që janë marrë edhe në ditën e fundit të qeverisë, ditën kur është votuar qeveria, vetëm se në to nuk shkruan ora dhe nuk dihet saktë se a është nënshkruar para apo pas vendimit të qeverisë së re”, ka thënë Durmishi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles