Site icon Prishtinapress

Ministria e Jashtme e Rusisë: Formimi i Ushtrisë së Kosovës “hap i papërgjegjshëm”

Formimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet një hap të papërgjegjshëm, i cili është “i rrezikshëm” për Ballkanin dhe Evropën në tërësi, ka deklaruar të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova.

Në konferencën e rregullt për media, Zaharova theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Vlerësojmë se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të vërtetë të Kosovës, pavarësisht qëndrimit të Beogradit dhe serbëve të Kosovës, paraqet hap absolutisht të papërgjegjshëm. Për më tepër, ai është edhe i rrezikshëm për Ballkanin dhe gjithë kontinentin evropian”, ka thënë Zaharova.

Exit mobile version