1.1 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Financave liron nga tatimi doganor e akciza disa produkte

Me qëllim të zbatimit të reformave fiskale, Ministri i  Financave Bedri Hamza përveç që ka sjellur në fuqi vendimet për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit, gjithashtu nga java e ardhshme  do të lirohen pajisjet e Teknologjisë Informative, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Këtu përfshihen edhe pjesët rezervë për pajisjet e prodhimit si dhe është duke e rishqyrtuar edhe legjislacionin e tatimit në të ardhura personale, të ardhura të korporatës, Ligjin e TVSH-së dhe Ligjin e Administratës dhe Procedurës Tatimore.

Përmes rishikimit të legjislacionit, Ministria e Financave pretendon të ndihmojë zhvillimin e sektorit privat, në këtë rast sektorin e prodhimit që të ketë mundësi më të mëdha të zhvillimit.

“Tani do të vazhdojmë me reformën ligjore më të madhe në vendin tonë  me Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku përveç lirimit të lëndës së parë e cila prodhohet në vendin tone, nga tatimi i vlerës së shtuar do të bartet mbledhja e Tatimit të Vlerës së Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, kjo reformë do të jetë një ndihmë shumë  e madhe për biznesin”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Financave.

Kjo reformë mundëson që bizneset të kenë likuiditet më të madh, biznesi do të ketë mundësinë që të investojë më shumë në zgjerimin e biznesit dhe do të kursehet nga kreditë dhe interesat e ndryshme  bankare.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles