Site icon Prishtinapress

Ministri Vitia merr edhe një vendim tjetër

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka emëruar përsëri si këshilltar politik të tij Sami Ukën.

Uka është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ai edhe gjatë vitit të kaluar kur Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këshilltar politik i tij.

Uka e ka konfirmuar sot për Express se është zgjedhur këshilltar i ministrit Vitia, ndërsa nga ana e ministrit Vitia ende nuk është bërë publike emërimi i Ukës.

Exit mobile version