24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Tahiri merr pjesë në “Javën e Drejtësisë dhe Zhvillimit” të Bankës Botërore

Në ditën e fundit të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka marrë pjesë në sesionin e përvjetshëm të Bankës Botërore “Java e Drejtësisë dhe Zhvillimit” që këtë vit  synon të shoh lidhjen mes legjislacionit dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore, për të fuqizuar ekonomikisht individët dhe grupet e ndjeshme të shoqërisë.

Sesioni vjetor i Javës për Drejtësi dhe Zhvillim, ka mbledhur përfaqësues, ministra dhe udhëheqës të sektorit të drejtësisë nga një numër i madh shtetesh me qëllim të fuqizimit të përpjekjeve ndërkombëtare në avancimin e të drejtave të njeriut dhe ndërlidhjen e të drejtave me nocionin e zhvillimit socio-ekonomik.

Gjatë këtij sesioni, Ministri Tahiri ka shpalosur përvojën e qytetarëve të Kosovës në rimëkëmbjen sociale, ekonomike dhe infrastrukturore pas luftës, si dhe ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës në trajtimin e çështjeve që janë interes kolektiv global dhe njerëzor, siç është në mes tjerash edhe zhvillimi socio-ekonomik dhe socio-kulturor i personave të shpërngulur në mënyrë të detyrueshme.

Po ashtu, Ministri Tahiri ka prezantuar sfidat dhe reformat në sistemin e drejtësisë si dhe identifikimin e masave të nevojshme për të përmirësuar fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zgjerimin e komunikimit ndërshtetëror në funksion të integrimit të zhvillimit socio-ekonomik si pjesë e të drejtës themelore të shoqërisë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles