Site icon Prishtinapress

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshare

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin gjatë ditës së sotme u krenuar me Betejën e Pashtrikut dhe Koshares.

Edhe pse janë të faktuara që këto dy beteja janë të fituara nga UÇK, ministri serb gjatë ditës së sotme tha që këto dy beteja janë fituar nga forcat serbe dhe krenohej me to, shkruajnë mediat serbe.

“Luftimet në Pashtrik dhe Koshare ndaluan marshimin e NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë por edhe përparimin e forcave shqiptare dhe për këtë sukses të madh janë përgjegjës ushtarët dhe komandantët e njësive taktike.”, tha Vulin.

Tutje, Vulin vazhdoi me gënjeshtra duke thënë që pa një fitore në Koshare dhe Pashtrik, marrëveshja Ushtarake-Teknike e Kumanovës nuk do të kishte ekzistuar.

Në Betejën e Koshares në radhët e UÇK-së ranë dëshmor katër ushtarë dhe një u plagos, ndërsa tek forcat serbe 23 ushtarë mbetën të vrarë.

Intervistat e ndryshme të ushtarëve serb që kanë qenë pjesë e kësaj beteje kanë dëshmuar tmerrin që e kanë përjetuar gjatë atyre ditëve.

Exit mobile version