6.4 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Reçica kërkon nga inspektorët e punës të jenë të pakompromis

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka zhvilluar një takim me inspektorët e punës për t’i mbështetur ata, ani pse është ditë vikendi.

Reçica ka kërkuar nga inspektorët e punës që të jenë këmbëngulës në zbatimin e të gjitha masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas tij, vetëm në Prishtinë janë kryer inspektime në 244 kompani të sektorit të ndërtimit.

“Kërkova që të jenë të pakompromis, si dhe në bashkëpunim me kompanitë të rrisin edhe përgjegjësinë e punëmarrësve dhe punëdhënësve për ngritjen e vetëdijes në aplikimin dhe respektimin e të gjitha masave të mbrojtjes dhe sigurisë në punë.”, ka shkruar mes tjerash ministri Reçica.

Gjithashtu Inspektorati i Punës kërkon bashkëpunim më të madh edhe nga institucionet e tjera të implikuara si dhe nga qytetarët, me qëllim të rritjes së vetëdijes.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot takova Inspektorët e punës, për t’i mbështetur ata, edhe në ditë vikendi, në intensifikimin e kryerjes së detyrave, në inspektimin dhe kontrollimin e kushteve dhe masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, me theks të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë.

Nga Inspektorët e punës kërkova që të jenë këmbëngulës në zbatimin e të gjitha masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke zbatuar me përpikmëri të gjitha ato masa që parasheh legjislacioni në fuqi që rregullon këtë fushë. Kërkova që të jenë të pakompromis, si dhe në bashkëpunim me kompanitë të rrisin edhe përgjegjësinë e punëmarrësve dhe punëdhënësve për ngritjen e vetëdijes në aplikimin dhe respektimin e të gjitha masave të mbrojtjes dhe sigurisë në punë.

Duke pasur parasysh numrin e aksidenteve, të atyre edhe me fatalitet, kërkova nga Inspektorati i Punës që në ditët në vijim të rrisin numrin e inspektimeve në vendpunishtet e ndërtimtarisë anekënd Kosovës, veçanërisht në Prishtinë dhe qytetet ku sektori i ndërtimtarisë është më prezent.

Nga Inspektorët mësova se vetëm në Prishtinë janë kryer inspektime në 244 kompani të sektorit të ndërtimit. Gjithashtu Inspektorati i Punës kërkon bashkëpunim më të madh edhe nga institucionet e tjera të implikuara si dhe nga qytetarët, me qëllim të rritjes së vetëdijes.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles