Site icon Prishtinapress

Ministri Lekaj pret në takim ambasadoren e Suedisë znj. Karin Hernmarck Ahliny

Ministri Lekaj vizitohet nga ambasadorja e Suedisë znj. Karin Hernmarck Ahliny, të njëjtit i është dërguar ftesa nga homologia Suedeze Anna Johansson për të marr pjesë në Konferencën Globale të Sigurisë Rrugore e cila do të mbahet në Stokholm.

Më poshtë gjeni postimin e z. Lekaj në rrjetin e tij social Facebook:

Me kënaqësi sot pranova ftesën e dërguar nga homologia suedeze, Anna Johansson, përmes ambasadores së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, për pjesëmarrje në Konferencën Globale të Sigurisë Rrugore e cila do të mbahet në Stokholm.

Ambasadorja Karin, përcjelli edhe gadishmërinë e shtetit mik, Suedisë, për bashkëpunim në zhvillimin dhe modernizim të infrastrukturës.

Përfaqësueses së Suedisë në vendin tonë, i shpjegova të arriturat e shtetit tonë, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe atë të aviacionit civil. Me këtë rast e ftova që të jetë prezente në inaugurimin e autostradës 65 kilometërshe, “Arbën Xhaferi”, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë Veriore, e që do të mbahet me 29 maj 2019.

Exit mobile version