Ministri Lekaj i reagon Daçiqit: Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave

0
14

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka reaguar ministrit serb Ivica Daçiq, lidhur me fushatën e fundit të filluar kundër pavarësisë e shtetësisë së Kosovës, duke e rikujtuar atë se Kosova është sovrane në tërë territorin e saj.

Në një njoftim për media, Lekaj udhëheqësinë e Serbisë e krahason me domatë të serrave.

Sipas tij, Serbia i fut hundët tek punët e të tjerëve e punët e veta i kanë si mos më keq.

“Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave. Avazi i ‘patriotizimit’ të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njëjti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran të rajonit, e punët e veta si mos më keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm. Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-n, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë”, thuhet në reagimin e ministrit Lekaj.​