Site icon Prishtinapress

Ministri Ismaili përuron parkingun për 400 vetura në QKUK (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot parkingun e madh për 400 vetura në QKUK.

“Sot kemi ardhur ta hapim parkingun në QKUK, një nevojë dhe një kërkesë e madhe e familjarëve të pacientëve dhe shumë pacientëve të cilët kur kanë ardhur këtu nuk kanë gjetur vende dhe është dashur të parkojnë në trotuar, e po ashtu, të pengojnë edhe shumë shërbime tjera të nevojshme”, ka thënë ministri Ismaili.

Ma tutje, ai ka shtuar se me krijimin e këtij parkingu po krijojmë mundësi që veturat të cilat kanë qenë nëpër trotuare, të cilat kanë penguar këmbësorët, kanë penguar ambulantat, një herë e përgjithmonë të largohen nga atje dhe të vendosen në një vend të dedikuar për vetura siç është ky tani.

Shikoni videon:

Exit mobile version