Reka, i cili kishte shërbyer më parë si ambasador i Maqedonisë në Bruksel kohën e fundit është afruar me Kurtin, të cilin e kishte mbështetur edhe gjatë fushatës së fundit, duke e lartësuar Kurtin si liderin më të madh në Kosovë.
Por, profesori Reka vetëm pesë vjet më parë elegji të njëjta i kishte thurur edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Në një eveniment të Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, profesori Blerim Reka, i nominuar nga Kurti për të udhëhequr me MPJ-në, kishte thënë se pa Thaçin nuk do të zhvillohej asnjë proces në Kosovë.
“Faktor pa të cilin sot nuk zhvillohet asnjë proces politik në Kosovë”, kishte thënë Reka.

