Site icon Prishtinapress

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn do të vizitojë sot Kosovën.

Sipas njoftimit për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Asselborn do të zhvillojë një takim me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.

Gjithashtu gjatë ditës ai do të takohet edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Shkëlqesinë e Tij, Jean Asselborn”, thuhet në njoftim.

Takimi Asselborn-Hyseni do të mbahet në ora 12:50.

Exit mobile version