13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Arsimit flet për ngacmimet seksuale në UP

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se i kanë marrë me shqetësim zhvillimet aktuale lidhur me ngacmimet seksuale në UP.

“Ndodhi një ngjarje jo e mirë, ku dha dorëheqje prorektorja e UP-së. Studentët kanë të drejtë të shprehen për këtë dukuri, e cila duhet të marrë fund, universiteti është vatër e dijes dhe jo e gjërave negative”, tha ai.

Bytyqi për Këshillin Shtetëror të Cilësisë, tha se për këtë institucion janë vendosur kriteret. “Për herë të parë janë vendosur kriteret, ku të gjithë akterët kanë marrë pjesë për të bërë selektimin e kandidatëve. Nga ky selektim kemi ardhur deri tek lista e ngushtë e cila është propozuar për vitin në Kuvendin e Kosovës”, tha Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi sot në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij shumë shpejt do të zgjidhen anëtarët e Këshillin Shtetëror të Cilësisë. Ai pret se Kosova të kthehet aty ku e ka vendin, në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ndërsa për testin PISA, tha se pret që Kosova të dalë më mirë këtë vit. “Ajo që është shumë me rëndësi se këtë vit, kemi bërë teste provuese në çdo shkollë. Sot nxënësi ynë sot ka moral, pasi që do të vlerësohet Kosova”, tha ai.

Bytyqi deklaroi se Komuna e Prizrenit do të jetë e para e cila do të organizojë testin PISA.

I pari i arsimit kosovar, vlerësoi se nxënësit kosovarë janë të talentuar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles