Site icon Prishtinapress

Ministri Hamza prezanton raportin financiar, jep lajme të mira

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka prezantuar sot raportin financiar për shpenzimet dhe të hyrat për 6 mujorin e parë të vitit 2018-të.
Sipas tij, të hyrat e nivelit qëndror janë përafërsisht të njejtë, kanë një trend stabil.

“Sa i përket tatimeve direkte ato kanë pasur një rritje prej 12 %, ndërsa ato indirekte 5%. Agjencionet të cilat janë përgjegjëse për grumbullimin e të hyrave Dogana dhe Afministrata Tatimore e Kosovës për 6 mujorin e parë kanë grumbulluar 40 milionë euro më tepër sesa periudha e njejtë e vitit paraprak”, ka thënë ministri Hamza.

Ministri Hamza, më tej ka theksuar se ka një stabilizim të borgjit publik, duke u zvogëluar vlera e tij.

“Kemi stabilizu trendin e borgjit publik, ka dallime në mes të raportit të vitit 2017-të dhe vitin 2018-të kemi një zvogëlim në raport me bruto produktin vendor prej 0.4 %. Sa i përket bilancit bankar kemi një rritje, prej 292 milion sa ka qenë në 308 milion”, ka thënë ai.

Në pyetjen për letrat me vlerë, ministri Hamza, ka thënë se ankandi nuk ka dështuar.

“Shitja e letrave me vlerë nuk ka dështu. As ankandet nuk kanë dështu, por kemi pas mbi ofertim dhe ne i vlerësojmë vetëm ofertat e favorshme. Unë pres që shuma që do të mledhet nga hua marrja e brendshme këtë vit, pa asnjë problem.”, shtoi Hamza.

Ai gjithashtu potencoi se të gjitha projektet të cilat janë pjesë e buxhetit të Kosovës, e kanë financimin e sigurt. Përveç, projekteve komunale të cilat projektet i kanë paraparë t’i realizojnë nga të hyrat vetanake.

Exit mobile version