Site icon Prishtinapress

Ministri Gashi priti në takim aktorin me famë botërore, Tolgahan Sayisman

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim në një delegacion turk të kryesuar nga aktori me famë botërore, Tolgahan Sayisman.

Më këtë rast, ministri Gashi tha se Tolgahan Sayisman po qëndron në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë në mes të Kosovës dhe Turqisë.

“Siç dihet, para pak kohësh kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës me Republikën e Turqisë dhe tani është mundësia që ta jetësojmë me projekte konkrete duke përfshirë edhe aktorin Tolgahan. Përvoja dhe emri i njohur, por edhe dashuria e tij për vendin tonë është mundësi e re për ne”. tha ministri Gashi.

Ndërsa, Tolgahan Sayisman e falënderoi ministrin Gashi për ftesën që të vizitojë Kosovën, dhe u shpreh i lumtur që është “Ambasador i Kulturës” gjithashtu dhe për bashkëpunimin e mirë të kinematografisë turke dhe kosovare.

“Kam ardhur me ftesën e ministrit të kulturës këtu, jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu herën e fundit para 4 viteve  kam qenë këtu atëherë jam pritur shumë mirë prapë po ballafaqohem me interesimin e ngrohtë”, tha Tolgahan Sayisman.

Exit mobile version